Search

Njësia e parë e termocentralit të parë bërthamor në Emiratet e Bashkuara Arabe fillon operimin tregtar

07 Prill, 2021


Njësia 1 e Barakh ka hyrë në operacion komercial, ka bërë të ditur Korporata e Energjisë Bërthamore e Emirateve (ENEC).

Enec ka thënë se njësia me kapacitet prej 1400 megavat, që është në regjionin e Al Dhafra të Abu Dhabi, është duke siguruar “energji elektrike në mënyrë konstante, të besueshme dhe të qëndrueshme gjatë gjithë kohës”.

Si rezultat, ka thënë ENEC, kjo është “duke udhëhequr përpjekjen më të madhe për dekarbonizim të çfarë do lloj industrie në Emiratet e Bashkuara të Arabisë deri më tani”.

Para pperimit janë bërë testime dhe rishikime të shumta nga trupa inspektues vendor dhe ndërkombëtar, ndërsa Shoqata Botërore Bërthamore përgëzon përpjekjet e vendit drejt të ardhmes me energji të pastër

Fillimi i operimit komercial është përcjellur me një periudhë të gjatë të provave, të mbikqyrura nga Autoriteti Federal i Rregullatorit Bërthamot, që ka bërë 312 inspeksione të pavarura të termocentralit deri më tani.

Këto rishikime dhe prova ishin bërë përgjatë edhe më shumë se 42 vlerësimeve dhe vlerësime të kolegëve nga Agjencioni Ndërkombëtar i Energjisë Atomike dhe Shoqata Botërore e Operatorëve Bërthamor, kishte thënë ENEC.

“Pas më shumë se një dekad të planifikimit strategjik, zhvillimi i programeve dhe ndërtimit, sot ne me shumë bindje shënjojm fillimin e një kapitulli të ri në tranzicionin energjetik drejt burimeve të energjisë së pastër të Emirateve të Bashkuara të Arabisë”, tha drejtori ekzekutiv i ENEC Mohamed Ibrahim Al Hammadi.

Ndërsa, Sama Bilbaoy y Leon, drejtoresha e përgjithëshme e Shoqatës Botërore Bërthamore tha që “Përkushtimi i Emirateve të Bashkuara të Arabisë për një të ardhme me energji të pastër që siguron, në të njëjtën kohë, zhvillimin socio-ekonomik të të gjithëve në vend, është një që nevojitet të replikohet nga shumë vende të tjera në botë”, kishte thënë Leon.

Termocentrali me energji bërthamore Barakah, që është duke u ndërtuar nga konserciumi i udhëhequr nga Korporata Korea Electric Poëer, konsiston nga katër njësi APR – 1400.

Marrëveshja për blerje të energjisë sheh të gjithë energjinë e prodhuar nga termocentrali të shitur për 60 vitet e ardhshme, njësia 2 do të hyj në fuqi këtë vit, ndërsa njësit 3 dhe 4 shumë afër përfundimit

Konserciumi i termocentralit kishte filluar në 2012, ku njësia 2 tani ka përfunduar procesin e ngarkimit të karburantit dhe është duke punuar përmes të gjitha proceseve të kërkuara para se të fillohet operimi, që është përcaktuar të jetë më vonë këtë vit.

Ndërsa ndërtimi i njësive 3 dhe 4 janë në 94% dhe 89% të përfundimit, respektivisht.

Barakah One Company, filiala e ENEC që është në detyrë të aktiviteteve financiare dhe komerciale të projektit Barakah, ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e energjisë me Kompaninë e Ujit dhe Elektricitetit të Emirateve në 2016 për blerjen e të gjithë energjisë së gjeneruar nga termocentrali për 60 vitet e ardhshme.