Search

Një tjetër projekt i FKEE ka përfunduar sukesshëm: Në Malishevë është përmisuar EE së ndërtesës shumë-banesore sociale

August 13, 2025


Në Malishevë u inaugurua ndërtesa shumë-banesore sociale, e rinovuar me masa të avancuara të efiçiencës së energjisë.

Në këtë ceremoni morën pjesë Drejtori i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi, Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Alessandro Bianciardi, si dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Përmesë një investimi prej rreth 192 mijë euro, të financuar nga Bashkimi Evropia, qeverisë, si dhe kontributit prej 10% nga Komuna Malishevë, janë përmirësuar kushtet e jetesës dhe u sigurua kursim i energjisë për 25 familje të cenueshme, me gjithsej 115 anëtarë.

Malisheva është një nga 13 komunat që përfitojnë nga ky projekt me vlerë mbi 6 milionë euro, i cili po zbatohet në 28 ndërtesa shumë-banesore sociale nga FKEE.

Ky investim është realizuar në kuadër të projektit “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale”, ku me një investim prej 192,147.00€, janë realizuar punimet që përfshijnë izolimin e jashtëm, ndërrimin e dritareve dhe dyerve, termoizolimin e kulmeve, instalimin e sistemit të ri të ngrohjes, vendosjen e interfonisë dhe masa mbrojtëse kundër zjarrit.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se 25 familjet që jetojnë në këtë ndërtesë, ku nga to 3 gra janë kryefamiljare, do të kenë një ambient më të shëndetshëm, pa myk, më të ngrohtë dimrit e më të freskët verës dhe kjo ndikon që të kenë një jetë më të shëndetshme, e më të dinjitetshme.

Rizvanolli po ashtu pohoi se pas investimeve të kryera në këtë ndërtesë shumë-banesore sociale, kursimi i energjisë elektrike do të jetë 79 %.

Ajo tregoi se në vitin 2022 kërkesa drejtuar Bashkimit Evropian, për t’u përballur me krizën energjetike, ka pasur mirëkuptim dhe një reagim të shpejt dhe një bashkëpunim shumë të mirë në dizajnim të projektit. “Qëllimi ynë si qeveria ka qenë të ulim konsumin e energjisë në të gjitha shtresat, edhe tek popullata edhe tek bizneset, ndërkohë gjithashtu kemi qenë të vëmendshëm që intervenimet tona të afektojnë në mënyrë specifike edhe shtresat më të cenueshme të shoqërisë”, theksoi Rizvanolli.

Ky nuk është investimi i vetëm në Malishevë

Në kuadër të reformës për efiçiencën e energjisë, në Komunën e Malishevës, veç punimeve në ndërtesën shumë-banesore sociale, janë mbështetur 142 familje me grante për izolimin e shtëpive të tyre, me një buxhet prej mbi 541 mijë euro.

Gjashtu, janë investuar 1.6 milionë euro në renovimin e 7 ndërtesave publike, përfshirë 6 shkolla dhe Sallën e Sporteve “Habib Zogaj”, duke arritur kursim energjie rreth 65% dhe kushte shumë më të mira për mësim.