Nis Java e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë 2022
May 31, 2022

Dje ka filluar punimet edicioni i pestë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm (KSDW) 2022, ngjarjes më të madhe për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon.
Edicioni i këtij viti organizohet në partneritet mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, GIZ, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF).
Tema e sivjetme e KSDW do të jetë Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Aktivitetet në kuadër të javës për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë mbahen deri më 10 qershor 2022.