Ngrohja me rrymë – Pjesë e madhe e ngarkesës së rrjetit dhe kostove të rritura të energjisë elektrike
January 13, 2026

Nëse konsumi juaj shkon rreth 1500 kWh, atëherë sipas KESCO pjesa më e madhe e faturës lidhet drejtpërdrejt me ngrohjen me energji elektrike.
Furnizuesi Universal, prej të cilit të gjithë qytetarët dhe shumica e bizneseve funizohen, KESCO, gjatë këtyre ditëve të ftohta vazhdimisht ka bërë thirrje për kursim të energjisë.
Pasi që ngrohja e hapsirave përmesë kallbajave elektrike, pompave termike/inverterëve po është realizuar në një numër të madh të ndërtesave në vend, ato kanë rritur dhe konsumin e energjisë elektrike.
KESCO ka ofruar këshilla për të ulur konsumin nga këto pajisje si:
- Menaxhimi i temperaturave në 20–21°C kur jeni në shtëpi, 18–19°C kur flini
- Nëse përdorni kondicioner inverter: mbajeni stabile (mos e ndizni/fikni shpesh)
- Ngrohni vetëm hapësirat ku qëndroni dhe mbyllni dhomat që nuk përdoren
- Vendosni orar për ngrohjen
“Në këtë nivel, çdo orë dhe çdo gradë kanë ndikim të dukshëm. Mesazhi kryesor: në këtë nivel konsumi, kontrolli i ngrohjes është çelësi për uljen e faturës. „ thuhet në thirrjen e fundit të KESCO për kursim.