Ngrohja Globale: Pritet që viti 2025 të shënoj vitin e dytë rradhazi në të cilin temperatura globale është ngritur mbi 1.5°C
July 14, 2025

Pas temperaturave rekord në vitin 2024, shkencëtarët kishin pritur që ky vit të ishte më i freskët, por në vend të kësaj planeti duket se po shkon drejt një viti të dytë mbi objektivin e klimës prej 1.5°C.
Rruga drejtë kufizimit të ngrohjes globale në jo më shumë se 1.5°C po duket gjithmonë edhe më e paarritshme, pasi të dhënat e fundit klimatike tregojnë se temperaturat globale mbeten jashtëzakonisht të larta, me vitin 2025 duke rivalizuar vitin 2024 si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.
Viti 2024 ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, me temperatura mesatare globale që arritën 1.55°C mbi nivelet para-industriale. Ky ishte një moment historik, duke shënuar herën e parë që temperaturat mesatare kishin tejkaluar 1.5°C gjatë një viti kalendarik.
Sipas marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, vende tl ndryshme ranë dakord të kufizojnë çdo rritje të temperaturës globale nën 2°C dhe idealisht në 1.5°C mbi nivelin para-industrial, një objektiv që po duket gjithnjë e më e pamundur.
Shkencëtarët kishin pritur që mbërritja e stuhisë La Niña në janar të sillte një lehtësim, me temperaturat që pritet të bien pak këtë vit. Në vend të kësaj, temperaturat globale kanë mbetur kokëfortësisht të larta, duke rritur frikën se viti 2025 mund të jetë viti i dytë radhazi mbi nivelin kritik prej 1.5°C. “Ngjarja La Niña që përfundoi së fundmi nuk ka siguruar aq shumë ftohje sa do të pritej zakonisht”, tha Robert Rohde në Berkeley Earth.
Rritja e vazhdueshme e temperaturave po ulë më tej shpresat se temperaturat globale mund të kufizohen në objektivin e Parisit prej 1.5°C. Objektivi matet mbi një mesatare 20-vjeçare, por shkenctarët janë gjithnjë e më të shqetësuar se periudha e fundit e temperaturave të larta do të thotë se pragu është shkelur tashmë. “Ne në mënyrë të pashmangshme do të kalojmë 1.5°C në mesataren afatgjatë në dekadën e ardhshme ose më shumë,” tha Rohde.
Vitin e kaluar, shkencëtarët paralajmëruan se tre vite individuale ku temperaturat mesatare mbetën mbi 1.5°C do të thoshin se objektivi i Marrëveshjes së Parisit humbet.
Richard Allan në Universitetin e Reading në Mbretërinë e Bashkuar thotë se është habitur nga natyra e qëndrueshme e nxehtësisë. Ai thekson se qëllimi i Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar ngrohjen nën 2°C është ende i arritshëm. “Është ende thelbësore që të synojmë të mbajmë temperaturat nën atë prag”, thotë ai.
/NewsScientist