Nga Kosova në skenën ndërkombtare – FKEE si storie suksesi për efiçiencën e energjisë
July 02, 2025

Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, ka marrë pjesë në Forumin e Parë të Njohurive për Energji në Evropë dhe Azi Qëndrore, të organizuar nga Banka Botërore dhe ESMAP në Antalia.
Në panelin me tematikë “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa”, drejtori Menaxhues i FKEE Driton Hetemi prezantoi modelin inovativ të operimit si skem kthyese, sukseset e institutit deri më tani dhe planet për zhvillim të mëtejshëm.
‘FKEE u prezantua si një storie suksesi – një institucion funksional, professional dhe I qëndrueshëm, që tashmë po merret si model për vendet të tjera të rajonit dhe më gjerë’, thuhet në njoftimin e FKEE.
Ky forum mblodhi përfaqësues nga qeveri të ndryshme evropiane dhe aziatike, institucione ndërkombëtare financiare, institucione publike e private, organizata zhvillimore e kërkimore, si dhe ekspertë të sektorit.