Search

Nga 2022 deri në 2024 furnizuesit e energjisë në vend kanë trefishuar fitimin

August 15, 2025


Instituti GAP ka publikuar shifrat interesante të humbjeve dhe fitimit neto të tre kompanive kryesore në vend që merren me tregtim të energjisë elektrike në katër vitet e fundit.

Performanca e tre operatorëve më të mëdhenjë në tregun e energjisë elektrike nga viti 2021 deri më 2024 pa përfshirë KEDS dhe KESCO është analizuar nga GAP.

Sipas të dhënave të tyre në vitin 2021, duke reflektuar situatën e rënd të krijuar në treg si pasojë e krizës energjetike në Evropë dhe problemeve të shumta të termocentraleve tona, top kompanitë private furnizuese pësuan një humbje prej 5.3milionë euro.

Mirëpo në tre vitet e ardhshme, këto kompani emrat e të cilave GAP nuk i ka publikuar, kanë pasur rritje të vazhdueshme të fitimeve.  Në vitin 2022, fitimet vjetore kanë qenë 3.7 milionë, në vitin 2023 fitmiet kanë pësuar një rënje në 2.8milionë kurse në vitin 2024 fitimet janë rritur në një vlerë prej 9.4milionë duke reflektuar sasinë e madhe të importuar gjatë dimrit po edhe gjatë ditëve të ngrohta të verës.