Search

Nga 1 shtatori çmimi i rrymës në Serbi rritet për 6.5%

July 28, 2022


Duke filluar nga 1 shtatori, çmimi i energjisë-elektrike për amvisteritë dhe konsumatorët e vegjël në Serbi do të jetë 6.5 për qind më i lartë.

“Me kërkesë të ndërmarrjes publike EPS, në mbledhjen e sotit Këshilli i Agjencisë për Energji është pajtuar me vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike”, ka thënë kjo agjenci në komunikatën e publikuar.

Çmimi, duke mos përfshirë taksat dhe tarifat tjera, do të jetë 8,144 dinar për kilovat orë, apo 6.5% më i lartë se çmimi aktual.