Search

Nesër në Prizren: Vazhdojnë konsultimet publike për Strategjinë e Energjisë nëpër Komuna

June 20, 2022


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me bashkëpunëtorë nesër do të vazhdoj me konsultimet publike nëpër komunat e Kosovës me qëllim diskutimin dhe konsultimin me qytetarë e profesionistë lidhur me Strategjinë e Energjisë 2022 – 2031.

Nesër konsultimet do të mbahen në Komunën e Prizren ku qytetarët e kësaj komune fillimisht do të njihen me objektivat, qëllimin dhe planet e strategjisë më pas do të kenë mundësi të diskutojnë me ministren dhe bashkëpunëtorët e saj për të dhënë komentet dhe kontributin e tyre.

Pas Ferizajit dhe Mitrovicës, Rizvanolli viziton Gjilanin për të diskutuar strategjinë e energjisë

Lexo më shumë

Takimi në Prizren fillon në ora 12:00, dhe mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në ndërtesën e Komunës në Prizren.

Ministrja Rizvanolli, fton të gjithë qytetarët, profesionistët dhe përfaqësuesit e asamblesë komunale të Prizrenit për të diskutuar dhe për të dhënë kontributin e tyre rreth Strategjisë së Energjisë 2022-2031.

Rizvanolli: Konsumatorët në qendër të Strategjisë për Energji

Lexo më shumë