Search

Nënshkruhet memorandumi për ndryshimet klimatike

08 Tetor, 2021


Sot disa organizata jo-qeveritare janë bërë bashkë për të themeluar grupin “Koalicioni 27” për herë të parë në Kosovë. Ky grup ka për qellim që çdo vit të hartoj një raport mbi ndryshimet klimatike, energjinë e mjedisin për të raportuar në Bashkimin Evropian.

Organizatat e shoqërisë civile të cilat nënshkruan këtë memorandum bashkëpunimi ishin, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), CNVP Foundation, Sustainability Leadership Kosova (SLK), Qytetarët Aktivë dhe Organizata Botërore për Mbrojtjen e Natyrës (WWF).

“Organizatat që sot po e nënshkruajmë këtë memorandum jemi dakorduar secili prej neve që në Bashkimin Evropian ta japim një pasqyrë reale të mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike”, tha Krenare Saliu nga Organizata Botërore për Mbrojtjen e Natyrës.

Organizata Botërore për Mbrojtjen e Natyrës ka marrë iniciativën duke u bazuar edhe në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku një grup i tillë i shoqërisë civile janë bashkuar për të raportuar për kapitullin 27, ndryshimet klimatike dhe mjedisi. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për Kosovën edhe e kam parë që nuk e kemi deri më tani një grup të tillë. Ne mendojmë që raportimi i tillë edhe pse ka raportime vjetore prej institucioneve relevante për kapitullin në fjalë, raportimi nga shoqëria civile do të ndihmojë shumë Kosovës për përmirësimin e gjendjes së mjedisit edhe ndryshimeve klimatike. Ne do të bëjmë raportime vjetore apo raport vjetor, ku do t’i prekim edhe disa prej nën kapitujve të cilat janë brenda kapitullit 27 për ndryshimet klimatike dhe mjedisin”, tha Salihu të premten para gazetarëve.

Nënshkrimi i memorandumit “Koalicioni 27”Dardan Abazi nga INDEP tha se bashkimi i forcave të OJQ-ve është një përpjekje e përbashkët për mbrojtjen e mjedisit.

“Ky grup është për kapitullin 27 por jo vetëm për kapitullin 27 por si një përpjekje e përbashkët e shoqërisë civile që duke bashkuar edhe fuqitë tona edhe zërat tonë me përçuar një mesazh më të fuqishëm te institucionet që agjenda e mbrojtjes së mjedisit dhe vlerat që i përçon kapitulli 27 do të jenë ato që ne mendojmë që duhet ta përcaktojnë agjendën e politikave publike në vitet e ardhshme. Ky grup besoj do të jetë i hapur, pra ne këtu jemi që po themelojmë si nismë por dera do të jetë e hapur që do të mund t’i bashkohen këtij grupi.” tha Dradan Abazi.

/Media Ndërtimi/