Search

Në vjeshtë do të filloj testimi i faturimit sipas konsumit të energjisë termike nga Termokos

15 Shtator, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 2 minuta

Ndërmarrja Termokos njofton të gjithë konsumatorët që tanimë janë të pajisur me njehsorë, të kontrollojnë ngrohjen në shtëpitë e tyre, edhe përgjatë këtyre muajve të testimit.

Pas periudhës tre mujore të testimit, mbi 14,000 konsumatorë të Ngrohtores Termokos, të cilët tanimë kanë instaluar matësit e ngrohjes, do të faturohen në bazë të konsumit dhe do të paguajnë aq sa shpenzojnë.

Ekipet e Ngrohtores Termokos dhe Prishtina HeatSave po punojnë në sistemin e ri të faturimit, metodologjia e të cilit bazohet në Rregullen për vendosjen e çmimeve të energjisë termike (ngrohjes) për konsumatorët fundorë të NQ Termokos.

Nëse ende nuk i keni të instaluara pajisjet e reja për matjen e ngrohjes, kontaktoni 0800 99900.
//Media Ndërtimi.Info