Search

Në prapaskenë në vend të liberalizimit sektori i energjisë duket se është kapur nga shteti…

June 09, 2025


Në emisionin ‘Debat Plus’ është publikuar një hulumtim që shfaq keqpërdorime të papara në çështjen e energjisë elektrike në Kosovë, në të cilin janë të përfshirë vendimmarrës.

Në këtë hulumtim, thuhet se shihet qartë kapja totale e një prej institucioneve kryesore të energjisë – KOSTT-it.

Moderatori i këtij emisioni Ermal Panduri duke shpalosur hulumtimin lidhur me skandalin me energji elektrike ka thënë se pas Rregullatorit të Energjisë, KOSTT-i apo Operatori i Sistemit, Tregut dhe Transmisionit konsiderohet si ndërmarrja kryesore në tregun e energjisë elektrike në Kosovë.

Ai ka treguar se KOSTT-i planifikon, operon, mirëmban dhe zhvillon sistemin e transmetimit ose bartjes së energjisë eklektike.

KOSTT është përgjegjës për transmetimin e energjisë edhe nëpër rrjedha ndërkufitare – pra me shtetet fqinje. Gjithashtu, KOSTT është përgjegjës për nxitjen e konkurrencës për prodhim dhe furnizim me energji elektrike. Për më tepër, me vendim të ZRRE-së, KOSTT-i i kryen detyrat e Operatorit për Energji të Ripërtërishme.

‘Thënë shkurt, KOSTT-i është i përfshirë dhe ka rol pothuajse në gjithçka në sektorin e energjisë ne Kosovë’’, ka thënë Panduri.

Pozicionet kyçe në këtë institucion mbahen nga persona që kanë lidhje direkte ose indirekte me zyrtarët më të lartë të shtetit dhe pushtetit.

Përmes grafikës së mëposhtme mund të shihen lidhjet e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve në KOSTT me qeveritarë, ministra, e njerëz të afërt të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gëzim Tosuni, kryesues i Bordit të Drejtorëve në KOSTT, Panduri ka thënë se është nip i Besnik Bislimit. Lumnije Aliu, anëtare e Bordit është ish gruaja e ministrit Liburn Aliu. Sead Mujovi anëtarë i bordit i afërt me Zëvendëskrzeministren Emilia Rexhepi.

Shaban Neziri, kryeshef ekzekutiv në KOSTT, Panduri ka thënë se është ish-anëtarë i VV-së. Astrit Beqa, menaxher i zyrës ligjore në KSOTT është babai i shefes së kabinetit të ministres Artane Rizvanolli, Anyla Beqa, ndërsa Drejtori i Operimit të Tregut, Alban Fetahu është mik i ministrit Hekuran Murati dhe përkrahës i VV-së.

Ermal Panduri në emisionin Debat Plus ka thënë se struktura të ndikuara në sektorin energjetik kanë sjellur si pasojë edhe kompani si NOA, që pastaj janë në dijeni për secilin veprim që ndërlidhet me energjinë në shtet, dhe operojnë krejt lehtë për interesa private.

KOSTT ofron dhe garanci bankare

Sipas këtij emisioni KOSTT ka ofruar garanci bankare për ofertues në ankandin solar të përmbyllur vitin e kaluar.  Sipas Padurit ky veprim i KOSTT-it është jashtëzakonisht i dyshimtë.

Por, KOSTT-i nuk është i vetëm ka thënë Panduri duke shtuar se këtu përfshihen thellë edhe Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave, me në krye shefat e tyre.

‘Puna shkon deri tek Kuvendi i Kosovës, që po del se nuk ka qenë fare në dijeni se një organ që do duhej t’i përgjigjej atij, ka lëshuar një fletëgarancion bankar për një operator privat. Bëhet fjalë për Ankandin Solar 100 MW, që ishte i pari i shpallur nga institucionet e Kosovës’’, ka thënë ai.

Më 12 maj 2023, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Artane Rizvanolli shpallin ankandin e parë për solarin e parë në Kosovë me kapacitet prej 100 MW.

Por sherri nisë kur një afat nuk është i mjaftueshëm, madje numri shkon në 4 afate ka thënë Panduri.

Më 29 Nëntor 2023, Anyla Beqa Kelmendi, shefja e kabinetit të Ministres Artane Rizvanolli, ku ia shkruan një email KOSTT-it ku i kërkon, të japin një garanci bankare për kompaninë private që do të fitonte ankandin.

Kjo garanci nga KOSTT-i nuk ishte përmendur në njoftimin fillestar.

Pra, krahas blerjes me çmim të garantuar për 15 vjet, fillimisht u kërkua garanci nga KOSTT-i deri në 9 milionë euro.

Këto akuza i kanë shrehur si të pabaza shefja e kabinetit Beq si dhe ministrja Rizvanolli.

/Dukagjini