Search

Në Pejton po largohen shtyllat dhe rrjeti i vjetër elektrike

14 Nëntor, 2022


Pas përfundimit të projektit të vendosjes së rrjetit nëntokë në lagjen Pejton, operatori i rrjetit të distribucionit në Kosovë, KEDS ka filluar demolimin e rrjetit të vjetër elektrik në këtë lagje të kryeqytetit.

Aty ka filluar largimi i shtyllave, përçuesve dhe kabllove të operatorëve kabllorë, pasi është vendosur komplet rrjeti nëntokësor.

Kjo lagje parashihet të ketë pamje moderne pas demolimit të rrjetit të vjetër, që pritet të përfundojë këto ditë, ka thënë KEDS në njoftim.

Punimet e demolimit u insepktuan edhe nga Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS-it, Alipn Dogan, me bashkëpunëtorë.