Search

Në një projekt të vetëm në Kinë do të instalohet mëshumë kapacitet I ri i energjisë së erës sesa që është ndërtuar gjatë gjithë vitit 2022!

06 Qershor, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 5 minuta

Guangdong, provincë në Kinë ka për të filluar kërkimin e ofertave për portofolin 23GW e energjisë së erës në det të hapur.

Provinca Guangdong e Kinës do të pranojë ofertat këtë muaj për të ndërtuar 23GW energji të erës në det të hapur, pasi një nga motorët ekonomikë të vendit kërkon të shmangë mungesat e energjisë.

Agjencia e planifikimit të Guangdong ka tenderuar 7 GW projekte në ujërat provinciale dhe 16 GW në ujërat kombëtare, raportoi publikimi i industrisë Wind Power News Network. Shuma e kombinuar është më shumë se sa ka ndërtuar bota ndonjëherë në një vit. Alokimet do të jepen në gusht.

Provinca jugore ka një rëndësi të madhe për ekonominë e Kinës, me një GDP më të madh se Australia. Autoritetet lokale po kërkojnë të plotësojnë nevojat e mëdha për energji me furnizim shtesë pasi nxehtësia ekstreme nxit më shumë kërkesë për kondicionim, ndërkohë që i bën importet e hidrocentraleve tek të cilat ajo mbështetet më të çrregullta.

Ofertuesit fitues për 7 GW të projekteve provinciale do të lejohen të fillojnë punën paraprake pasi të fitojn tenderi. Kjo do të thotë që ata do të jenë gati për t’u lidhur me rrjetin projektet më së shpejti në vitin 2026, tha analisti i BloombergNEF, Xiangyu Chen.

Ndërsa, fituesit e 16 GW në ujërat kombëtare do të duhet të marrin miratimet nga agjencitë e tjera qeveritare dhe të hartojnë plane projektesh, sipas Chen. 7 GW e projekteve më së largu deri në fund të vitit do të lejohen të fillojnë punën në fillim të vitit 2024.

Ndërtimi i parqeve të erës në det të hapur është pjesë e një shtytjeje më të madhe nga Guangdong për të siguruar furnizime me energji pas një vale mungesash të fundit të energjisë. Provinca planifikon të shtojë 13 GW termocentrale me qymyr deri në vitin 2025, si dhe më shumë gjeneratorë me gaz, burime të ripërtëritshme dhe projekte të ruajtjes së energjisë.

//Bloomberg