Në Istog mund të shtohet një park solar 9.9MW – Së shpejti do të mbahet debat publik rreth ndikimit mjedisor të këtij projekti
August 04, 2025

Më datën 05.09.2025 në ora 11:00 në Objektin e Shtëpisë të Kulturës, Rr. “12 Prilli” nr. 54, Istog do të organizohet debat publik në lidhur me ndikimin mjedisor të parkut solar me kapacitet 9.9MW në fshatin Shushicë.
Kompania “DiEnergy” bën të ditur se duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën e Istogut organizojnë debat publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor – për Parkun e Energjisë Diellore 9.9MW “DiEnergy Dubrava” në Shushicë, Istog.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM në të cilën mund të merrni pjesë duke ndjekur Link-un.
Kurse në këtë Link mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë kompanisë “DiEnergy” shpk, Prishtinë, për Pëlqim Mjedisor, për “DiEnergy Dubrava” në Shushicë, Istog.
Komentet lidhur me projektin mund të i dërgoni në këtë emal adresë [email protected]
“Pjesëmarrja e juaj ndihmon në implementimin e projektit”, thuhet në njoftim.
/Telegrafi