Search

Në fund të muajit vijnë faturat – mëso se si mund të bëni pagesën e rrymës

September 28, 2022


Në ditët e fundit të muajve, operatori i furnizimit me energji elektrike në Kosovë, KESCO bën shpërndarjen e faturave të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët në vend.

Pagesa e faturave të rrymës mund të bëhet në shumë mënyra, dhe jo vetëm duke vizituar filialet e KESCO në Kosovë. Duke bërë pagesat në mënyrë elektronike, ju kurseni kohën tuaj nga pritjet e gjata.

Në vijim janë disa nga mënyrat se si mund të bëni pagesën e faturës së energjisë elektrike:

  • Pagesa përmes aplikacionit eKESCO: Duke shkarkuar aplikacionin eKESCO, ju mund të bëni pagesën e faturës së rrymës pa lëvizur nga vendi, dhe përmes telefonit tuaj mobil. Përveç tjerash, me e-KESCO ju mund t’i shihni të gjitha transaksionet e bëra, faturat e pranuara, bilancin tuaj aktual, kalkulatorin e energjisë elektrike dhe të merrni shumë shërbime tjera të rëndësishme për ju.
  • Pagesa përmes uebfaqes së KESCO: Në kategorinë pagesa direkte në uebfaqen e KESCO, ju tani mund të bëni pagesën e faturës në mënyrë të drejtëpërdrejtë, pa pasur nevojë të hapni llogari për të marr këtë shërbim. Shënoni shifrën tuaj të konsumatorit si dhe të dhënat tuaja bankare (kartela Visa ose MasterCard) për të bërë pagesën. Ky sistem ju ofron automatikisht shumën e faturës tuaj të fundit, por ju mund ta ndryshoni atë.
  • Pagesa përmes aplikacioneve të eBanking dhe filialeve të bankave: Në aplikacionet e tyre elektronike për telefonat mobil, pothuajse të gjitha bankat në Kosovë tani mundësojnë pagesat e faturës së energjisë elektrike.
  • Pagesa përmes filialeve të KESCO anembanë Kosovës: Kjo është mënyra tradicionale e pagesës së energjisë elektrike, por jo edhe më e preferuara.
  • Pagesa përmes operatorëve të tretë: Edhe kjo vlerësohet si mënyrë më tradicionale e pagesës së faturave të energjisë elektrike. Pagesat e faturës së rrymës mund të bëhen në filialet e Postës së Kosovës, por edhe disa operatorëve tjerë në vend.