Search

Në 6 muajt e parë 2021, 42 milion euro investime të huaja direkte në sektorin e energjisë në Shqipëri

27 Shtator, 2021


Investimet e huaja direkte në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021 në Shqipëri janë rritur, kjo si pasojë e lehtësimit të masaave kufizuese anti-COVID.

Sipas Bankës së Shqipërisë në 6 mujorin e parë të këtij viti në vend janë investuar 463 milionë euro, dhe janë përqendruar më shumë tek industria nxjerrëse, tek pasuritë e paluajtshme dhe sektori financiar.

Nga 463 milion euro investime të huaja direkte në Shqipëri, energjia elektrike ka përthithur 42 milionë euro duke qenë se ky sektor po merr vëmendje të madhe nga Ministria e Energjisë në Shqipëri duke vijuar reformat në energjinë e rinovueshme.

Holanda është shteti që ka vlerën më të lartë të investimeve në këtë periudhë të parë të vitit në Shqipëri me 104 milionë euro, me një rënie prej 34 milionë eurosh krahasuar me një vit më parë.

SektoriVlera
Industria nxjerrëse95 mln euro
Pasuritë e paluajtshme80 mln euro
Aktivitete financiare76 mln euro
Industria përpunuese43 mln euro
Energjia elektrike42 mln euro