Search

Në 2024 nis puna për linjën nënujore energjetike me Italinë, Balluku: Synohet rritja e eksporteve

January 03, 2024


Investimet në energjetikë synojnë zgjerimin e mundësive të Shqipërisë për të tu bërë pjesë e lidhjeve rajonale dhe evropiane.

Ministrja e energjetikës Belinda Balluku thotë se pas interkonjeksionit me Maqedoninë sfidë për 2024 është nisja e punimeve për një linjë nënujore me Italinë.

Ashtu si investimet edhe garantimi i furnizimit me energji brenda vendit është një tjetër objektiv për këtë vit që sapo nisi.

Shqipëria është vendi me normën më të lartë në rajon për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Rritja e investimeve në këtë sektor është një mundësi shumë e mirë për zgjerimin e eksporteve të energjisë.