Search

Ndërpritet projekti 308 megavatësh i erës në Britani, shkak rritja e kostove dhe taksave

September 28, 2023


CWP ka thënë se ka ndërprerë projektin 308 megavatësh të erës “Sanquhar II” në Skotlandë, pasi rritja e kostove e ka bërë atë të pazbatueshëm.

Projekti i përbërë prej 44 turbinave është ndërprerë për shkak të taksave në impiantet e reja të energjisë së ripërtëritshme dhe rritjes së kostos së ndërtimit.

Vlera e parashikuar e investimit në projekt fillimisht ishte përgllogaritur në 346.7 milionë euro, por shkalla e lartë e inflacionit, normat e larta të interesit, si dhe rënia e fuqisë së valutës, kanë rritur jashtzakonisht shumë shpenzimet për zhvillimin e tij. Sipas zhvilluesit të projektit, vlera aktuale e investimit në projekt tejkalon 578 milionë euro, përcjell Kosovo.Energy.

Projekti i ri ishte i gatshëm, ndërtimi ishte paralajmëruar se do të fillonte vitin tjetër dhe prodhimi i rrymës në vitin 2025.

Sipas përllogaritjeve, ky park i erës do të prodhonte rrymë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesat e rreth 350 mijë amvisërive për energji elektrike.

/Kosovo.Energy