Ndërmarrja shtetërore energjetike e Sllovenisë shpalos planet për dekarbonizimin e gjenerimit elektrik
January 12, 2022

Ndërmarrja shtetërore e Sllovenisë për prodhim të energjisë elektrike, GEN Group, tha se do të kontribuojë në dekarbonizimin e gjenerimit të energjisë elektrike në Slloveni me 10 teravat për orë që planifikon t’i prodhojë në termocentrale të reja si njësia e dytë e termocentralit bërthamor Krsko, hidrocentrale, dhe panele solare.
GEN Group është duke i’u përgjigjur sfidave të dekarbonizimit të sistemit të energjisë elektrike të Sllovenisë me një miks të ulët të karbonit që përfshin energjinë bërthamore, hidroenergjinë dhe atë solare, ka bërë të ditur menaxhmenti i kompanisë në një konferencë për shtyp.
Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës, ku është raportuar se ndërmarrja ka shprehur besim se kjo është zgjidhja për një sistem elektro-energjetik të qëndrueshëm, kost-konkurrues dhe me pjesëmarrje të ulët të karbonit për Slloveninë dhe rajonin më të gjerë.
Shumica e gjerë e prodhimit të ri do të sigurohej nga njësia e dytë e termocentralit bërthamor Krsko
Portofolio e GEN Group përfshin termocentralin bërthamor Krsko, hidrocentrlaet që operohen nga Savske Elektrarne dhe Hidroelektrarne na Spodnji Savi (HESS), dhe termocentralin me gaz Termoelektrarna Brestanica (TEB), me një kapacitet të plotë të instaluar prej 1,320MË.
Tutje, kompania ka në pronësi të saj 50% të termocentralit bërthamor Krsko dhe 35 përqind të HESS që llogaritet të ketë 3.6TËh apo 30 përqind të prodhimit total të Sllovenisë.
Martin Novsak, Menaxheri i Përgjithshëm të GEN Energija, kompania ombrellë e GEN Group, tha se kompania tashmë prodhon 99 për qind të energjisë elektrike nga burime me karbon të ulët.
Investimet në objektet e prodhimit do të sigurojnë një shtesë prej 10 TWh energji elektrike, nga e cila pjesa më e madhe do të sigurohet nga njësia e dytë e termocentralit bërthamor Krshko (projekti JEK2), rreth 9 TWh, dhe 1 TWh e mbetur nga parqet diellore dhe hidrocentralet, nënvizoi ai.
Për më tepër, Danijel Levicar, drejtori i biznesit të GEN Energija, ka theksuar se planifikon të rrisë prodhimin që do të mundësonte një ulje të varësisë së importit të Sllovenisë.
“Kombinimi i burimeve të ripërtëritshme dhe energjisë bërthamore na mundëson neve që në mënyrë të suksesshme të dekarbonizojmë rrjetin elektrike dhe të lëvizim drejt një shoqërie me pjesëmarrje të ulët të karbonit”, shtoi ai.
Vlen të përmendet se kompania shtetërore e energjisë elektrike HSE Group siguron 70 përqind të prodhimit vendas.
Ajo operon termocentrale me një kapacitet të instaluar prej 1.990 MW, duke përfshirë TEŠ, dhe gjeneron 7,8 TËh në vit.
Sllovenia ende po shqyrton afatin për përfundimin e përdorimit të qymyrit. Qeveria ka propozuar 2033.
GEN Group regjistroi një fitim prej 80 milionë euro vitin e kaluar.