Search

Mustafa: Termocentrali Kosova A është tërësisht jofunksional, qeveria të angazhojë ekspertë dhe të shkarkoj bordin

19 Shtator, 2022


Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë njerëz që kanë dije për të ofruar zgjidhje për çështjen e energjisë elektrike. Ai ka thënë se qysh sot Termocentrali Kosova A është jashtë funksionit.

Mustafa ka thënë se Qeveria duhet ta shkarkojë Bordin ekzistues dhe të emërojë Bord tjetër.

“Qeveria urgjentisht të gjejnë njerëz që kanë energji dhe dije të ofrojnë zgjidhje për energjinë elektrike. Qysh sot Termocentrali Kosova A është tërësisht jofunksional! Blloqet A3, A4 dhe A5 nuk kanë hyrë në remont me kohë dhe si rezultat KEK po prodhon në rrjet 405 MW më pak! Pra, momentalisht në rrjet ofron energji vetëm TC Kosova B me 520 MW. Konsumi në dimër arrijnë deri në 1.100 – 1.300 MW. Qeveria duhet urgjentisht të shkarkojë Bordin ekzistues dhe të emërojë një Bord profesional që ofron zgjidhje konkrete për energjinë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.