Search

Moldavia shpallë gjendje të jashtzakonshme energjetike pas kërcënimeve të Gazpromit rus

21 Janar, 2022


Kuvendi i Moldavisë ka shpallur gjendje të jashtzakonshme 60-ditëshe të sektorit të energjisë pasi Gazpromi rus kërcënoi se do të ndërprejë furnizimin me gaz natyror nëse nuk bëhen pagesat për dërgesat e muajit janar.

Përmes shpalljes së gjendjes së jashtzakonshme, qeveria moldave do të mund të blejë gazin me procedura më të thjeshta, thuhet në rezolutën e miratuar nga deputetët moldav për shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme.

Ndryshe, Moldavia ka kërkuar nga Gazpromi rus për të bërë ristrukturimin e pagesave për dërgesat e muajit janar, por përfaqësuesit e Gazprom kanë refuzuar këtë.

Moldovagaz nga Moldavia i ka propozuar ndërmarrjes ruse të gazit – Gazprom të bëjë pagesën e parë prej 34 milion eurosh deri më 20 janar, dhe pjesën tjetër të mbetur prej rreth 22 milion eurosh në një periudhë të mëvonshme.

Kjo është refuzuar nga Gazpromi.

Në tetor 2021, Moldova kishte shpallur gjendje të jashtazakonshme në lidhje me problemet me energji elektrike për periudhë prej 30 ditësh. Atë kohë, Moldavia kishte thënë se nuk kishte arritur të nënshkruante kontratën me Gazpromin për furnizim me gaz në kohë.

Në nëntor, Moldovagaz dhe Gazprom kanë nënshkruar kontratë pesë vjeçare për furnizim me gaz natyror, në të cilën thuhet se pagesat duhen bërë deri në fund të datës 20 të secilit muaj.

Gazprom ka në pronësi 50% të Moldovagaz. 35.33% e kësaj kompanie është në pronësi të qeverisë moldave ndërsa 13.44% kontrollohet nga qeveria e Transnistrisë, republikës separatiste pro-ruse në Moldavi.

Moldova nuk ka rezerva gazit dhe mbulon gjithë nevojën për gaz duke importuar këtë lëndë nga Rusia.