Miratohet Strategjia e Energjisë 2022-2031
09 Mars, 2023

Kuvendi i Kosovës në seancën e së mërkurës ka miratuar Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022-2031.
Deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë miratuar Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031.
Më 59 vota për, dhe 2 kundër, deputetët kanë arritur ta miratojnë Strategjinë e Energjisë.
[input] Ministria e Ekonomisë publikon draft strategjinë kombëtare të energjisë, hap procedurën e konsultimit publik
Ministria e Ekonomisë në qershor të 2022-tës e ka publikuar Strategjinë për Energji 2022-2031. Në këtë Strategji parashikohen investime qindra milionëshe në prodhimin e energjisë nga termocentralet, përkatësisht nga thëngjilli.
Deputetët e Partive opozitare, LDK, PDK dhe AAK kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës ku po shqyrtoheshin pikat e papërfunduara.
Opozita ka shprehur pakënaqësi për mungesën e kuroumit për miratimin e pikave të rendit të ditës.