Search

Ministrja Rizvanolli pret në takim Ambasadorin e BE-së, sektori i energjisë në fokus

08 Mars, 2024


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), Tomáš Szunyog.

Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Szunyog shpalosën prioritetet dhe bashkëpunimin për vitin 2024 ku fokusi ishte kryesisht në sektorin e energjisë dhe atë të minierave.

Ministrja Rizvanolli falënderoj ambasadorin Szunyog për përkrahjen e vazhdueshme e në veçanti për studimin e lokacioneve me potencial për energji të ripërtëritshme si dhe për pakon emergjente në përkrahje të efiçiencës së energjisë.

Deri më tash, përmes pakos energjetike të BE-së Ministria e Ekonomisë ka përkrahur: 19,355 përfitues familje e biznese mikro, të vogla e të mesme, përmes 8,1 milionë eurove që tashmë janë disbursuar, kurse pjesa tjetër e aplikimeve është në trajtim e sipër.