Search

Ministrja e Ekonomisë në takim me UN Women diskuton bashkëpunimin në fushën e energjisë

26 Gusht, 2021


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësuesen e kabinetit të saj, Edita Pozhegu, kanë pritur në takim përfaqësueset e UN Women në Kosovë, Vlora Nushi dhe Linda Sanaja Ukmata.

Gjatë takimit është folur për rëndësinë si dhe mundësitë konkrete për përfshirje të grave dhe të perspektivës gjinore në politikë-bërje, dhe në veçanti në sektorin e energjisë.

Përfaqësueset e UN Women i kanë paraqitur ministres Rizvanolli punën e tyre në këtë drejtim dhe mundësitë e bashkëpunimit me Ministrinë e Ekonomisë në të ardhmen, përmes projekteve të përbashkëta.

Ministrja e Ekonomisë ka shprehur interes për bashkëpunim të vazhdueshëm në të gjitha fushat që mbulon Ministria e Ekonomisë dhe në veçanti atë të Energjisë dhe Strategjinë Kombëtare të Energjisë, për përfshirjen e politikave me ndjeshmëri gjinore dhe përfaqësim të denjë gjinor.