Search

Ministria fton OJQ-të për të bashkëpunuar në disejnimin e masave

24 Janar, 2023


Ministria e Ekonomisë, gjatë vitit 2023 me qëllim të kursimit të energjisë elektrike dhe si mbështetje në tejkalim të krizës energjetike, planifikon që të vazhdoj me masat mbështetëse.

“Në zbatim të Vendimit Nr.29/112 të datës 13.12.2022, për planin e Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike, në shumë prej 75,000,000.00 euro (shtatëdhjetepesë milionë euro) me qëllim të realizimit të parakushtit për përfitimin e mjeteve financiare nga BE-ja për programin vjetor IPA 2023”, ka shkruar Ministria.

Në lidhje me këtë, Ministria ka ftuar të gjitha OJQ-të e interesuara të aplikojnë për tu bërë pjesë e procesit të disejnimit të masave.

Ndryshe, Plani i Veprimit parasheh zbatimin e masave me efekte të menjëhershme dhe afatshkurta, përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare për familjet në nevojë dhe në disavantazh social për periudhën e dimrit, nxitjen e kursimit të energjisë nga konsumatorët familjar, mbështetjen e familjeve përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në njësitë e banimit dhe ndërtesave si dhe investimeve në pajisje efiçiente dhe sisteme të energjisë së ripërtritshme për familjet dhe ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme.

Ministria e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë janë në proces të themelimit të grupeve punuese për zbatimin e masave 3, 4 dhe 5 te Planit te veprimit, përkatësisht: Dizajnimin e skemës mbështetëse për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), Dizajnin e skemës në mbështetje të konsumatorëve familjarë, përfshirë konsumatorët në nevojë duke investuar në pajisje shtëpiake efiçiente dhe në sisteme të energjisë së ripërtritshme, si dhe Mbështetja e konsumatorëve familjarë individual, përfshirë konsumatorët në nevojë përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në njësitë e banimit dhe ndërtesa (kolektive).

“Ministria e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë bashkërisht, me qellim te përfshirjes se shoqërisë civile në këtë proces, fton të gjithë përfaqësuesit e OJQ-ve, që të parashtrojnë kërkesën për të qenë pjesë e takimeve të grupeve punuese, me qëllim të ofrimit të rekomandimeve dhe mbështetjes së tyre në kuadër të procesit”, thuhet në thirrjen e publikuar.

Thirraj është e hapur deri më 31 janar 2023, dhe aplikimi mund të bëhet përmes emailit: [email protected] dhe [email protected]