Search

Ministria e Energjisë në Serbi fillon procedura gjyqësore ndaj ish-Ministrit të Mjedisit për hidrocentrale

16 Korrik, 2021


Duke dështuar të monitorojë procesin e hidrocentraleve të vogla, Ish-ministri i Mjedisit në Serbi, Goran Trivan i ka shkaktuar dëme mjedisit në Serbi dhe ka vepruar në kundërshtim me të drejtat dhe interesat kombëtare, sidomos në zonat e mbrojtura.

Kështu thonë nga Ministria e Energjisë në Sebri, e cila ka nisur procedura gjyqësore ndaj ish Ministrit dhe Drejtorit të Institutit për Mbrojtje të Natyrës në Serbi në lidhje me pretendimet e lartëcekura, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Ministria e Energjisë në Serbi ka konfirmuar se ka nisur procedurat gjyqësore kundër këtyre dyve më 27 maj të këtij viti.

Sipas tyre, ish-ministri Trivan është përgjegjës për neglizhencë, dëmet e shkaktuara ndaj mjedisit dhe për veprim në kundërshtim me intereset dhe të drejtat e Serbisë.

Sipas tyre, ish-ministri dhe drejtori i institutit kanë keqpërdorur fuqinë e tyre dhe kanë dështuar të monitorojnë dhe mbikqyrin procesin e hidrocentraleve.

Ministria e Energjisë në Serbi ka thënë se veprimet e ish-ministrit dhe drejtorit të institutit kanë ndikuar në tharjen e shtigjeve të lumenjëve dhe në ndotje.

Foto: Bankwatch