Search

Ministria e Ekonomisë kërkon informata rreth efiçiencës së energjisë në biznese

July 30, 2025


Minstria e Ekonimisë ka publikuar një pyetësor për bizneset prodhuese për të mbledhur të dhëna rreth efiçiencës së energjisë së ndërmarrjeve në vend të cilat do të shfrytëzohen për të hartuar skemat e ardhshme mbështetëse.

ME në bashkëpunim me institucione tjera relevante kanë hartuar një pyetësor për të kuptuar gjendjen e efiçiencës së energjisë tek ndërmarrjet prodhuese.

Sipas ministries Informatat e këtij pyetësori do të përdoren si bazë për hartimin e politikave dhe skemave mbështetëse për rritjen e efiçiencës së energjisë.

Ndërmarrjet prodhuese ftohen të përgjigjen në pyetësor në mënyrë që nevojat e tyre të reflektohen saktë në politikat dhe skemat e ardhshme mbështetëse.

Pyetësorin e gjeni duke ndjekur Link-un.