Search

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit shpallë konkurs për kryesues të bordit të ZRrE-së

September 11, 2020


Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka shpallur konkursin për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë. Konkursi për pozitën e Kryesuesit është i hapur deri më 18.09.2020.

‘Ky proces rekrutimi do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimi i kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë garë si të emërueshem, do të publikohen në ueb faqen e projektit dhe që me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikim’, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Përveç tjerash, kandidati duhet të ketë diplomë universitare në fushën teknike, të ekonomisë apo të drejtësisë, të ketë 10 vjet përvojë pune në sektorin e energjisë, të jetë shtetas i Republikës së Kosovës dhe të ketë njohuri të gjuhës angleze.

‘Gjithashtu, do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi që partnerët zbatues nga distanca të kenë qasje dhe përkohësisht, në mënyrë të sigurt të ruajnë informata lidhur me vlerësimin e aplikimit dhe performancës së kandidatëve. Informatat do të fshihen në mënyrë të përhershme pasi që ketë përfunduar vlerësimi’, ka sqaruar Ministria.

Luteni të klikoni këtu për qasje në konkursin e plotë.