Search

Ministri Murati njofton se ka filluar subvencionimi i faturave të konsumit të energjisë elektrike për familjet e cënueshme

November 24, 2025


Java e kaluar ka filluar subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, për të gjitha familjet e cënueshme me të ardhura të ulëta.

Këtë e ka bërë të ditur ministri në fuqi i financave, Hekuran Murati. Kjo mbështetje nga qeveria do të vazhdojë për gjashtë muaj deri në përfundim të stinës së dimrit, njësoj sikurse viti paraprak.

Të gjithë familjet përfituese mund ta shohin vlerën e subvencionit në aplikacionin elektronik, ashtu edhe në faturat fizike që shpërndahen në ditët në vijim.