Search

Ministri i Polonisë për Klimë dhe Energji i ofron mbështetje Ministres Rizvanolli

27 Shtator, 2021


Gjatë forumit të Partnershipit për Bashkëpunim Transatlantik për Klimë dhe Energji, Ministrja e Ekonomisë (ME), Artane Rizvanolli është takuar me Ministrin e Polonisë për Klimë dhe Ambient, Michal Kurtyka.

Polonia dhe Kosova kanë hasur në sfida dhe vështirësi të ngjashme në rrugën drejt tranzicionit të energjisë, veçanërisht sa i përket varësisë ndaj karbonit.

Përderisa Polonia është një ndër vendet me nevojat më të larta për transformim energjetik, ajo është gjithashtu një ndër vendet me ambiciet më të larta në këtë aspekt.

Gjatë 10 viteve të fundit, Polonia ka arritur të ulë varësinë në thëngjill për 10 pp, duke rënë në 70% në këtë vit. Gjithashtu, Polonia që nga viti 2015 deri sot ka arritur ta rrisë numrin e prosumatorëve nga 4,000 në 600,000.

Gjatë takimit, ministri polak ka ofruar të mbështesë Kosovën dhe zhvillimet në sektorin e energjisë përmes Fondit Kombëtar për Mbrojtje të Ambientit të Polonisë.

Tutje, gjatë takimit mes Ministrit të Kurtyka dhe Ministres Rizvanolli, të dy kanë diskutuar për përvojat e Kosovës dhe Polonisë dhe si Kosova mund të përdorë shembullin e Polonisë si përvojë të çmueshme për tranzicionin e energjisë.