Search

Ministri Aliu: Kemi refuzuar lejen mjedisore për hidrocentralin Lumbardhi 2 në Deçan

25 Nëntor, 2021


Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se Ministria që ai udhëheë tashmë i ka refuzuar kërkesën për leje mjedisore kompanisë “KelKos” për hidrocentralin Lumbardhi 2 në Deçan, përcjell kallxo.com.

Sipas ministrit Liburn Aliu, ky refuzim i lejes është bërë për shkak se është në kundërshtim me pëlqimin mjedisor.

Tutje, Ministri theksoi se kompania “KelKos” ka ndryshuar projektin për këtë hidrocentral.

Ministri poashtu ka bërë të ditur se të tri hidrocentralet nga ky operator nuk janë duke operuar në Deçan për shkak se për dy prej tyre gjykata ka pezulluar lejet, ndërsa për njërin Ministria ka refuzuar lejen.

“Ne kemi pasur takim me ekspertin Christoph Hauer, i cili ka bërë një koncept të restaurimit të Zallit të Rupës. Ky ekspert është përzgjedhur nga Riverëatch. Ne si ministri në raport me “KelKos” e kemi situatën e përmbyllur. “KelKos” i ka tri hidrocentrale për të cilat ka pasur kontest, për Lumbardhi 2 ne e kemi refuzuar lejen mjedisore për shkak se ka qenë në kundërshtim me pëlqimin mjedisor, ky hidrocentral sot nuk operon pikërisht për këtë. Ne kemi respektuar vendimin e gjykatës dhe kemi pezulluar lejet për dy hidrocentralet e tjera “Belaja” dhe “Deçani”. Të tria hidrocentralet nuk janë duke funksionuar”, ka thënë Aliu.

Gjykata Supreme e Kosovës kishte rikthyer masën pezulluese mbi punën e hidrocentraleve në Deçan në tetor të këtij viti.

Ministri Aliu e mohon se ka ujdi me “Kelkosin”

Për më tepër, Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka mohuar edhe akuzat e organizatës “Pishtarët” se me koncept dokumentin për rehabilitimin e Zallit të Rupës në Deçan, po e përgatit terrenin për t’i aprovuar dy hidrocentrale që të fillojnë operimin sa më shpejt, apo nënshtrimin ndaj kompanisë.

“Në kontakt me udhëheqësin e ‘Riverëatchit’, në tetor është dalë me propozim. Kemi pasur diskutim dhe jemi pajtuar që organizata ‘Riverëatch’ të përzgjedhë një grup ekspertësh, ama ta bëjnë ata, e të cilin ‘Kelkos’ e angazhon. Ne nuk përzgjedhim, por e përzgjedh ‘Riverëatch’, tha Aliu në një konferencë për media.

“Nëse ka ndërmarrje nga një autoritet botëror në fushën e ujërave, ne e respektojmë”.

Sipas tij, “profesori është rekomanduar nga organizata ‘Riverëatch’ dhe i zgjedhur nga ‘Kelkos’ me rekomandim të tyre.Bëhet fjalë për koncept të Zallit të Rupës”, përcjell Albanianpost.

“Është hap përpara sepse s’kemi pasur asnjë të tillë deri tash. Vjen një ekspert botëror dhe e bën një koncept se si do të mund të restaurohej. Shpresa Loshaj na akuzon neve për mostransparencë. Sapo e kemi marrë konceptin ne e kemi publikuar”.

“Ne s’kemi marrë pjesë në hartim të projektit”, shtoi ai.