Search

Miniera e Trepçës – Lëndohet një puntorë në vendin e punës

August 07, 2025


Një minator i moshës 46 vjeç ka pësuar lëndime trupore gjatë punës në horizontin e 9-të të minierës Trepça në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur më 4 gusht dhe i lënduari është dërguar menjëherë në emergjencën e QKUK-së për trajtim mjekësor.

Telegrafi ka kontaktuar drejtorin e Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, i cili ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të minatorit.

Sipas Kolgecit, pacienti ndodhet në gjendje stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Pacienti është pranuar në emergjencë më 4 gusht, aktualisht është në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Gjendja e tij është stabile, ka lëndime në brinjë, frakturë në dorën e djathtë dhe disa lëndime të tjera të lehta. D.m.th., është jashtë rrezikut për jetë. Po besoj që brenda 3-4 ditësh duhet të lirohet”, ka deklaruar Kolgeci.

Detaje se si është lënduar minatori nuk janë publikuar.

/Telegrafi