Search

Minatorët pa kontribute pensionale në Trust – Gjykata Themelore i refuzon kërkesat për mbrojtje gjyqësore

October 28, 2025


Gjykata Themelore në Mitrovicë ka filluar të shqyrtojë lëndët e minatorëve lidhur me mos-pagesën e trustit pensional, por ka refuzuar kërkesat e tyre, duke argumentuar se ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje gjyqësore për këto pagesa.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës në reagimin e tyre kanë pohuar se kanë shpresuar se kjo çështje do të zgjidhet në favorin e tyre, transmeton Telegrafi.

“Por nga informatat zyrtare që kemi gjykata është duke i refuzuar kërkesat tona, me arsyetimin se ne nuk kemi të drejt me kërku mbrojtje gjyqësore për realizimin e kërkesave tona për pagesën e kontributit pensional nga punëdhënësi! Shumat që ndërmarrja i ka borxh minatorëve tashmë kanë kaluar në miliona euro.”, thuhet në reagim.

Përveç mungesës së kontributeve, minatorët janë të dëmtuar edhe nga humbja e fitimeve vjetore që Trusti do t’i kishte realizuar përmes investimeve ndërkombëtare

/Telegrafi