Search

MFK mban trajnim për efiçiencë të energjisë, BRE-të dhe shërbimet energjetike të kompanive

10 Qershor, 2021


Fondacini i Mijëvjeçarit të Kosovës po vazhdon mbajtjen e trajnimit ‘Përfitimet nga implementimi i masave të Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Energjisë së Ripërtërishme si mundësi për zhvillimin e modeleve të biznesit ESCO (Shërbimet energjetike të kompanive)”.

‘Ky trajnim është pjesë e programit tonë #SEEK (Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë), i cili ka angazhuar ekspertë ndërkombëtarë për të ndihmuar institucionet e Kosovës dhe kompanitë e menaxhimit të ndërtesave që të përfshijnë masat e Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Energjisë së Ripërtërishme në sektorin e banimit’, ka shkruar Fondacioni në postimin në rrjete sociale.

Subvencionet për Efiçiencën e Energjisë në Kosovë – SEEK

Projekti për subvencione në efiçiencë të energjisë është aktivitet që zbatohet nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës, që është autoriteti përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes në vlerë prej 49 milion dollarësh amerikan të nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit në 2017.

Misioni i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës është të përshpejtojë tranziconin e Kosovës në pavarësi energjetike dhe qeverisje të mirë.

Programi i MFK adreson dy sfida kryesore të rritjes ekonomike të Kosovës, atë të furnizimit jo të besueshëm me energji elektrike si dhe sfidën e perceptuar në sundimin e ligjit, llogaridhënies dhe transparencës së Qeverisë.