Search

MFK investon në panele solare për 25 biznese në pronësi të grave

14 Shtator, 2021


Të paktën 25 biznese në pronësi të grave në Kosovë kanë filluar procesin e instalimit të paneleve solare të madhësive të ndryshme, si përfituese të programit të granteve ‘Women in Energy Entrepreneurs’.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Fondaciont të Mijëvjeçarit në Kosovë, MFK, ku është theksuar se mbështetje deri në 250,000 dollarë në formë grantesh është siguraur nga MFK përmes aktivititetit për përfshirje gjinore që do të mundësojë gratë ndërmarrëse të investojnë në bizneset e tyre duke implementuar zgjidhje të energjisë së ripërtëritshme, si instalimi i paneleve solare për bizneset e tyre.

Këto investime pritet që të ndihmojnë këto biznese të ulin kostot e operimit, të përmirësojnë sigurinë dhe pavarësinë energjetike, sidhe të përmirësoj cilësinë e ajrit në komunitete, duke pasur kështu një ndikim direkt në mjedis.

Peizazhi i biznesit në Kosovë mbështetet në prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri dhe prodhuesit e naftës si burime të energjisë. Meqenëse burimet e pa ripërtëritshme të energjisë kontribuojnë në ndotjen e ajrit dhe ujit, instalimi i sistemeve të gjenerimit të energjisë nga energjia solare jo vetëm që do të ndihmojë në uljen e kostove të funksionimit të këtyre grave, por gjithashtu do të ndihmojë në uljen e ndotësve në mjediset ku operojnë këto biznese në pronësi të grave, është shkruar në njoftimin e MFK.

Investime të tjera përmes programit WEE për mbi 400 biznese në pronësi të grave dhe ndërmarrëse individuale, përfitues të granteve MFK, do të përfshijnë prodhimi me efikasitet energjetik (makineri, furra, ftohje, etj.), pajisje për ngrohje-ventilim dhe ajër të kondicionuar (HVAC), pajisje ndihmëse (pompa, motorë, kompresorë, etj.), Masa të efikasitetit të energjisë në ndërtim ( izolim, dritare), zgjidhje të energjisë së rinovueshme (ngrohje diellore të ujit, tharëse diellore, etj.), si dhe pajisje të përdorura në auditimet e energjisë dhe vlerësimet e energjisë.

Programi WEE është një komponentë e programit më të gjerë Gratë në Energji i mbështetur nga Korporata Sfidat e Mileniumit (MCC), që synon mbështetjen e rritjes së bizneseve në pronësi të grave në Kosovë përmes asistencës dhe granteve investive në masa të eficensës së energjisë.