Search

Mëso se cilat arka të KESCO do të punojnë gjatë festës së Kurban Bajramit

08 Korrik, 2022


KESCO ka njoftuar se me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e shtunë, më datë 09 korrik 2022 të gjitha arkat do të jenë të mbyllura.

Ndërsa më 11 korrik, të hënën, do të punojnë të gjitha arkat me orarin 08:30 deri në orën 16:30, përveç arkave në:

  • Prishtinë: Te Komuna
  • Prizren: Prizreni I
  • Gjilan: Roganë
  • Gjilan: Pozharan
  • Gjilan: Lagjja Arbëri
  • Pejë: Gorazhdec
  • Pejë: Fidanishte

Ndryshe, përveç pagesës së energjisë elektrike në arkat e KESCO anembanë Kosovës, konsumatorët e interesuar të bëjnë pagesat këtë mund ta bëjnë duke përdorur alternativat ‘online’, qoftë përmes aplikacionit eKesco apo edhe përmes transfereve elektronike bankare apo aplikacioneve të ndryshme elektronike të bankave në Kosovë.