Më shumë se 1 në 4 makina të shitura në mbarë botën këtë vit pritet të jenë elektrike
July 24, 2025

Pas një viti tjetër rritjeje të fuqishme, shitjet globale të makinave elektrike janë në rrugën e duhur për të tejkaluar 20 milionë në vitin 2025, duke përbërë mbi një të katërtën e makinave të shitura në mbarë botën.
Agjensia Ndërkombtare, IEA, raporton se pavarësisht vështirësive të fundit ekonomike që kanë ushtruar presion mbi sektorin e automobilave, shitjet globale të makinave elektrike kanë vazhduar të thyejnë rekorde. Kjo agjensi parasheh se më shumë se 1 në 4 makina të shitura në mbarë botën këtë vit pritet të jenë elektrike
Në vitin 2024 mbi 17 milionë makina elektrik janë shitur në nivel global, duke e çuar përqindjen e makinave elektrike në tregun e automjeteve mbi 20% për herë të parë. Kurse në tre muajt e parë të vitit 2025, shitjet e makinave elektrike u rritën me 35% nga viti në vit.
Pasiguritë ekonomike globale dhe evolucioni politikave tregtare dhe industriale pritet të ndikojnë në perspektivën afatshkurtë të veturave elektrike. Por shitjet e automjeteve elektrike po mbështeten nga përballueshmëria e tyre e cila sipas IEA është në rritje secilin vit.
Në nivel global, çmimi mesatar i një makine elektrike me bateri ka rënë në vitin 2024 për shkak të konkurrencës nga market e ndryshme dhe rënies së kostove të baterive. Në Kinë, dy të tretat e të gjitha makinave elektrike të shitura vitin e kaluar kishin çmime më të ulëta se ekuivalentët e tyre konvencionalë.