Search

Mbyllja e ndërmarrjes NKEC, Hoti – Qeverisë: Keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot

22 Maj, 2024


Qeveria ka marrë vendim për shpërbërjen e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës” (NKEC).

Pas këtij vendimi ka reaguar ish-kryeministri, Avdullah Hoti.

Hoti tha se shkaqet për ekzistencën e kësaj ndërmarrjeje publike kanë pushuar që nga koha kur është ndërprerë projekti i termocentralit “Kosova C”.“Ju keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot. Auditori ju ka rekomanduar para shumë kohe ta shuani.Ju ra ndërmend pas ballafaqimit që kishim në Kuvend” shkruan Hoti në Facebook.

Ai tutje thotë se ky është vetëm njëri nga shumë rastet e abuzimit me paranë publike.