Search

Mbahet seminari final në kuadër të projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit”.

10 Qershor, 2021


Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MESPI) dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), është mbajtur seminari përfundimtar në kuadër të projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”.

Institucionet e Republikës së Kosovës përmes ndihmës së ofruar nga Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar kanë fituar njohuri dhe kanë ngritur kapacitetet e tyre për përmirësimin e cilësinë e ajrit, përmes aktiviteteve të realizuar përmes projektit “Zhvillimi i kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit”.

Qëllimi i seminarit ishte të prezantohen aktivitetet e kryera nga projekti. Në seminar janë prezantuar aktivitetet dhe arritjet e projektit në lidhje me studimin e masave për zvogëlimin e emisioneve për impiantet me djegie të mëdha, aktivitetet e monitorimit të cilësisë së ajrit lidhur me menaxhimin e të dhënave të cilësisë së ajrit, aktivitetet e inventarit të emisioneve dhe modelimit në mënyrë që të bëhet vlerësimi i kontributit nga burimet e emisioneve, studimin e masave të kontrollit të emisioneve për këto burime të emisioneve si dhe mbështetjen e propozimeve për politika.

Në seminar kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues nga akademia, operatorët ekonomikë, përfaqësues nga zyra qendrore e JICA në Tokio, dhe zyra e JICA për Ballkan si dhe ekspertët japonezë që kanë marrë pjesë në implementimin e projektit.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka qenë një ndër institucionet qëndrore që ka përfituar në kuadër të projektit.