Search

Maqedonin e Veriut tërësisht e varur nga importet: Në vitin 2024 65.5% e energjisë është siguruar nga importi

October 31, 2025


Në vitin 2024, 65.5% e kërkesës totale për energji në Maqedonin e Veriut u siguruan nga importet, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Kërkesa totale për energji, në Maqedonin e Veriut, në vitin 2024 ishte 2,541,849toe (ton ekuivalent nafte). Në strukturën e këtij konsumi, pjesën më të madhe e mbanin produktet e naftës me 44.7% dhe lëndët djegëse të ngurta me 24.9%.

Në vitin 2024, prodhimi bruto primar ishte 842,142 toe, që është rënie prej 10.6% krahasuar me vitin 2023. Rënia më e madhe u regjistrua te linjiti, me rënie prej 20.9% dhe hidroenergjia me 15.8%, ndërsa rritja më e rëndësishme prej 140.0% u regjistrua te energjia elektrike diellore.

Konsumi përfundimtar i energjisë në vitin 2024 ishte 1 859 697toe. Ky konsum vjen nga sektori i transport i cili mbulon 47.6% të tij, nga familje/konsumi residencial që mbulon 26.1 %, industria me vetëm 16.9 % dhe sektorë të tjerë të cilët konsumojnë 8.4 %.

Përqindja e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtëritshme në prodhimin bruto të energjisë elektrike të është 39.4 %, dhe në konsumin bruto të brendshëm të energjisë elektrike është 35.4 %.

Ku konsumi i energjisë elektrike për një familjee është 1,727 KWh për frymë në vit.

/Telegrafi