Maqedonia vitin e kaluar me një rritje prej 160 për qind në kapacitetet e burimeve të ripërtëritshme të energjisë
January 31, 2024

Kapacitetet totale të energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në Maqedoninë e Veriut u rritën për 551,2 megavat në dy vitet e fundit, nga të cilat 399 megavat ishin në vitin 2023 ose dy herë e gjysmë më shumë se një vit më parë, raportohet “Balkan Green Energy News”.
Siç shkruan portali, Maqedonia mbetet në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor për sa i përket tranzicionit energjetik dhe vala e investimeve u nxit nga kombinimi i reformave ligjore dhe projekteve fotovoltaike të ESM.
Vitin e kaluar Komisioni Rregullator i Energjisë ka lëshuar licenca për 399 megavat për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.
– Po regjistrojmë një rritje prej 160 për qind në objektet e reja të prodhimit të energjisë elektrike në vetëm një vit. Të dhënat e RKE tregojnë se tranzicioni i energjisë po ndodh çdo ditë. Çdo ditë pune të dhënat tregojnë se kemi ende 1,5 megavat të kyçur në sistemin e vendit. Me këtë ritëm të kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, fuqimisht është forcuar pavarësia energjetike, ndërsa importi i energjisë elektrike është zvogëluar për një të tretën, tha kryetari i Komisionit Rregullativ, Marko Bislimoski.
Ndryshe, totali i kapaciteteve të instaluara për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme për dy vitet e fundit është 551,2 megavat, që mjafton për të furnizuar me energji elektrike 175.500 amvisëri.