Search

Maqedonia e Veriut përzgjedhë ndërmarrjen shqiptare për furnizim me thëngjill për termocentralin në Manastir

25 Nëntor, 2021


Ndërmarrja shtetërore e energjisë e Maqedonisë së Veriut, ESM, tha se ka selektuar një kompani shqiptare të paidentifikuar për të furnizuar 90,000 ton të thëngjillit për nevojat e termocentralit REK Manastir.

Ndërmarrja shumë shpejtë do të nënshkruaj marrëveshjen për prokurim të thëngjillit me këtë firm, që ishte kompania e vetme ofertuese në tender për të furnizuar 900,000 ton të thëngjillit në termocentralin REK Manastir, ka shkruar ESM në Facebook, përcjell SeeNeës.

ESM ka pranuar 14 oferta për të furnizuar thëngjill nga nëntë firma, por një pjesë e tyre nuk ka plotësuar karakteristikat teknike për thëngjillin e kërkuar, teksa disa firma nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë brenda afatit të specifikuar, ka nënvizuar kompania.

ESM ka shtuar se do të bëjë edhe një thirrje për 810,000 tonët e mbetura për REK Manastir dhe 170,000 ton thëngjill shtesë për termocentralin REK Oslomej.

Ndërmarrja e energjisë ka lansuar tenderët për furnizim me thëngjill për nevojat e REK Manastir dhe REK Oslomej në tetor si pjesë e planit për të mundur ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike duke rritur prodhimin e energjisë elektrke nga termocentralet e thëngjillit.

Drejtori i përgjitshëm i ESM, Vasko Kovacevski, tha në tetor se kompania do të rrisë prodhimin nga thëngjilli nga dhjetori deri në prill për të plotësuar kërkesën nga kompanitë lokale teksa kriza globale energjetike intensifikohet.

ESM do të shesë energjinë elektrike në çmime më të ulëta se ato të cilat janë në treg të lirë të energjisë elektike, ka shtuar Kovacevski.

Sipas planit, ESM do të rrisë minierat e qymyrit dhe do të blejë qymyr shtesë. Gjithashtu do të vërë në punë njësinë e tretë të TC REK Manastir dhe do të vazhdojë të operojë TC REK Oslomej.

Qeveria synonte më parë të ndalonte funksionimin e Oslomej si pjesë e një plani për të ndërtuar një termocentral solar në vendin e një miniere të vjetër qymyri në kompleksin e minierave dhe energjisë.