Maqedonia e Veriut, Kriza energjetike trondit ESM – investimet shkurtohen me 117 milionë euro
May 10, 2022

Borxhi i prodhuesit shtetëror të energjisë elektrike AD ESM në fund të Marsit këtij viti është bërë 17 milion euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të Maqedonisë së Veriut, që liston atë si një ndër tri borxhet më të mëdha të sektorit publik.
Në fund të vitit të kaluar, ESM kishte një borxh prej vetëm 7.3 milion euro dhe ishte në top dhjetë borxhlinjtë më të mëdhenj të qeverisë.
Këta indikatorë tregojnë se vetëm në tre muaj, për shembull vetëm nga fillimi i vitit deri në fund të muajit Mars, borxhi i termocentraleve shtetërore është rritur për 10 milion euro, që përkon me fillimin e krizës më të madhe energjetike në vend.
Në fund të tre mujorit të tretë të vitit të kaluar, AD ESM kishte pasur një borxh dukshëm më të ulët – prej 1.44 milion euro.
Kjo nënkupton që në gjashtë muajt e fundit, borxhi i ESM është rritur për afër 16 milion euro.
Për më shumë se një muaj, kompanitë nuk kanë pranuar para nga qeveria për të mbuluar humbjet e shkaktuara nga kriza energjetike, por janë duke shikuar tek mënyrat e financimit e “hendekut” në mes të cmimeve të lartë të blerjes së energjisë elektrike dhe cmimeve relativisht të ulëta të shitjes tek amviseritë.
Vasko Kovacevski, drejtori i përgjithshëm i AD ESM, tha se kompania do të ketë nevojë për 100 milion euro të tjera deri në fund të vitit për të kaluar krizën energjetike.
Ai ka deklaruar marrjen e një huaje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 50 deri në 100 milion euro.
Në fund të prillit të këtij viti, ESM njoftoi se pakoja e masave shtrënguese uli pagat e drejtorëve, si dhe investimet dhe prokurimet publike.
Në planin vjetor, prokurimet publike janë ulur për 96 milionë euro, shpenzimet për 8.3 milionë euro dhe investimet për 117 milionë euro.
Vetëm në shkurt, qeveria pagoi 58 milionë euro ndihmë për termocentralet shtetërore. Në vitin 2022 për më pak se dy muaj nga buxheti janë shpenzuar 80 milionë euro për këtë qëllim. Nëse kësaj i shtohen edhe pagesat nga viti 2021, shuma totale e mbështetjes arrin në 166 milionë euro.
// faktor.mk