Search

Maqedonia e Veriut kërkon shërbime të konsulencës për tri projekte të BRE-ve me kapacitet 210 MW

21 Korrik, 2021


Kompania shtetërore energjetike në Maqedoni të Veriut, ESM është duke kërkuar shërbime të konsulencës për studime fizibiliteti për dy projekte solare me kapacitet 60 dhe 100 megavat në Manastir, dhe për projektin 50 megavatësh të erës në Gjevgjeli.

ESM ka publikuar shpalljen për parakualifikim për konsulentë për këto tri projekte pasi KfW-ja gjermane kishte konfirmuar grantin prej 2.4 milion eurosh për studimet e fizibilitetit për projektet, si dhe studimin e vlerësimit të ndikimit në mjedis.

ESM është duke bërë përpjekje për të zëvendësuar termocentralin e vetëm me qymyr prej 650 megavatësh me burime të gazit dhe të energjisë së ripërtëritshme.

Kompanitë konsulente do të vendosin, instalojnë, mirëmbajnë dhe të operojnë me pajisjet për matje të fuqisë solare për gjashtë deri në 12 muaj, për të mundësuar studimin e parafizibilitetit. Pas aprovimit nga KfW, ESM do të vazhdojë të bëjë monitorimin e rezultateve.

Studimet e fizibilitetit do të përfshijnë edhe monitorimin e shpezëve dhe migrimin e lakuriqëve.

Kompanitë mund të aplikojnë përmes platformave GTAI dhe TED.