Maqedonia e Veriut do të vendosë panele solare lundruese në rrjetin e ujitjes
January 19, 2024

Ministria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave në MAqedoni të Veriut ka nënshkruar kontratë me Ambasadën e Spanjës si dhe me ndërmarrjen Globatek për të bërë studimet teknike për integrimin e paneleve solare lundruese në rrjetin kombëtar të ujitjes.
Maqedonia e Veriut tashmë ka të vendosur një impiant solar lundrues në sistemin e ujitjes. Ky sistema është i vendosur në hidrosistemin në pronësi shtetërore dhe ka kapacitet të instalar prej 500 kilovatësh, raporton Balkan Green Energy News.
Marrëveshja për vendosjen e impianteve solare energjetike brenda sistemeve të ujitjes në Maqedoninë e Veriut është nënshkruar nga Ministri i BUjqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave Ljupco Nikolovski, Ambasadori i Spanjës në Maqedoni të Veriut, Jose Luis Lozano Garcia, dhe përfaqësuesit e ndërmarrjes Globatek.
Spanja tashmë ka ofruar një grant për përgatitjen e studimeve në vlerë prej 765,158 eurosh si pjesë e fondeve të Bashkimit Evropian për rimëkëmbje.
Në fazën e parë të zbatimit të këtij granti parashihet të identifikohen lokacionet e mundshme për vendosjen e impianteve solare lundruese. Faza e dytë përfshinë zhvillimin e projektit dhe studimin e fizibilitetit, ndërsa faza e tretë përfshinë përgatitjen e projekt propozimeve për vendosjen e paneleve lundruese fotovoltaike, përcjell Kosovo.Energy.
Sipas ministrit Nikolovski, kjo teknologji tashmë po përdoret në disa vende evropiane, duke përfshirë edhe Spanjën dhe Belgjikën. Ai shtoi se këto impiante kryesisht përdoren për sektorin e ujitjes dhe administrohen nga vet ndërmarrjet e ujitjes.
Me hapa të sigurtë, energjia solare po përhapet gjithandej në Evropë, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.
Gjithandej Evropës tashmë po përjetohet rritje e jashtzakonshme e numrit të prosumatorëve, projekteve agrisolare dhe projekteve tjera të paneleve solare në diga, afër hekurudhave, në parkingje të veturave.
Bosna dhe Herceoggvina dhe Sllovenia tashmë kanë filluar me planet për vendosjen e paneleve solare buzë rrugëve.
Ndërmarrjet energjetike në Evropën Juglindore tashmë kanë fiilluar edhe me kombinimin e burimeve solare dhe atyre hidrike. Këto lloj projektesh kanë filluar të shpërfaqen në Bosne dhe Hercegovinë, në SLloveni, Shqipëri, Rumani dhe Serbi, ndërsa disa sosh tashmë kanë përfunduar ndërtimin në Turqi.
/Kosovo.Energy