Maqedonia e Veriut do të shpallë gjendje të jashtzakonshme energjetike
July 25, 2022

Për shkak të mungesës së rrymës, Maqedonia e Veriut planifikon të bëjë shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme 30-ditore në muajin gusht.
Përveç shpalljes së gjendjes së jashtzakonshme, Ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi ka thënë se është aktivizuar një komision i veçantë për krizën energjetike, që do të ketë për qëllim të sigurojë burime financiare si dhe mjaftueshëm energji për sezonin e dimrit, kanë raportuar mediat nga Maqedonia e Veriut.
Sektori i energjisë në Maqedoni të Veriut është në një situatë shumë të vështirë, pasi çmimet e energjisë elektrike në tregje ndërkombëtare po shënojnë rritje të jashtzakonshme edhe në ditët e verës.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka siguruar 100 milionë euro fonde për Maqedoninë e Veriut në mënyrë që, nëse është e nevojshme, në periudha të caktuara të vitit të blihet mjaftueshëm energji elektrike dhe naftë.

Rama paralajmëroi kufizime në furnizimin me rrymë dhe apeloi për kursim
Aktivistët dhe ambientalistët nuk besojnë se nafta është alternativa më e mire, andaj kanë propozuar blerjen e energjisë elektrike nga vendet tjera fqinje.
Ajo që i shqetëson më së shumti maqedonasit është mundësia që bullgarët të ndërpresë rrjedhën e gazit, kësisoji, do të rrezikohej edhe më shumë ngrohja në sezonin e dimrit.
Ndryshe, shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme të furnizimit me rrymë e ka paralajmëruar edhe Shqipëria.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, e paralajmëroi opinionin shqiptar se janë të mundura kufizime të energjisë elektrike, pasi, siç tha, Shqipëria nuk ka marrë mjaftë rrymë.
Ai shtoi se Qeveria ka përgaditur plan për kursim të jashtëzakonshëm të energjisë elektrike, ku parashihet edhe kufizimi në rast të nevojës.