Maqedoni e Veriut: EVN përfundon parking fotovoltaik në Probishtip
March 11, 2024

EVN në Maqedoni të Veriut ka filluar me operimin e parkut fotovoltaik në Probishtip me fuqi të instaluar prej 10.9 megavatësh.
Përmes këtij projekti, EVN ka dyfishuar kapacitetin prodhues energjetik nga burime të ripërtëritshme të energjisë në Maqedoni të Veriut.
Projekti i ndërtua në fshatin Buqishte në komunën e Probishtit pritet të prodhojë rreth 16 gigavat orë energji elektrike në vit, apo mjaftueshëm për të furnizuar rreth 10 mijë amvisëri në Maqedoni të Veriut.
Parku fotovoltaik përbëhet nga tri njësi: 450 kW, 950 kW dhe 9.5 MW. Në projekt janë të vendosura 20,148 panele dyfaqësore me fuqit të instaluar prej 535 vatësh secila, dhe nga 42 inverterë me nga 250 kW secila.
Projekti është ndërlidhur me rrjetin e distribucionit të energjisë elektrike përmes gjashtë nënstacioneve.
Pas përfundimit të projektit, EVN ka thënë se synon të ketë 60 megavat kapacitete të prodhimit të energjisë nga burime të ripërtëritshme në Maqedoni të Veriut deri më 2030.