Maqedoni e Veriut: Bislimovski kritik për politikat 30 vjeçare në energjetikë
12 Shkurt, 2024
Maqedonia e Veriut është dashur të kishte ndërtuar deri tani një kapacitet energjetik, thotë kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski në një intervistë dhënë Radios “Evropa e Lirë”, duke komentuar propozim ligjin për investime strategjike në energjetikë në këtë vend.
Në këtë intervistë ai shpreh frikën nga korrupsioni nëse shteti vendos të ndërtojë në sektorin e energjisë dhe sipas tij investitori privat kujdeset më shumë për paratë sesa për shtetin.
Ai theksoi se është e një rëndësie të veçantë investimi në sektorin e energjetikës, por tani sipas tij nuk është koha, sidomos tani ku pas procedurës së shkurtuar, në Kuvend u fut propozim-ligji për investime strategjike në energjetikë, me vlerë mbi 700 milionë eurosh edhe atë në periudhën parazgjedhore.
“Unë gjithmonë do të mbështes investimet në sektorin e energjisë. Këto investime janë negociuar, për të cilat është rënë dakord diku që nga viti 2019 edhe nga kryeministri Zaev edhe nga kryeministri Kovacevski, investimet si Mytilineos, Stipion dhe dy të tjerat janë përmendur tashmë disa herë në publik. Mund të themi se tani nuk është periudha e duhur për fundin, por çdo qeveri, supozoj se në fund të mandatit të saj kërkon të miratojë këto investime që kapin vlerën e gati 800 milionë eurove dhe të shkojë në zgjedhje me një nga këto Projekte. Ai koncept i tarifës preferenciale nuk zbatohet vetëm në Maqedoni, por aplikohet kudo në Bashkimin Evropian për të tërhequr investitorë.”, tha kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski.
Bislimovski poashtu ka kritikuar politikat shtetërore për këto 30 vitet, ndërsa ka thënë se investimet çdoher më së shumti kanë ardhur nga investitorët e huaj, ose të vendit.
“Gjatë këtyre 30 viteve përshkak politikave shkurtpamëse dhe për shkak populizmit të ulët politik, në aspect se nuk mund të ndërtojmë, sepse nëse ndërtojmë do të na rriten cmimet, e tani jemi sjellur në një situatë të harxhojmë rreth 400 milion euro, përmes subvencioneve të ndryshme, posaqërishtë subvencionet në amvistri. Për këto 30 vite nëse kishim dëshiruar, dhe kishim qenë më të menqur do të kishim ndërtuar edhe termocentrali me gaz, por do ta kishin ndërtuar edhe Termocentralin Çebren, por për fat të keq nuk i kemi bërrë.”, tha Bislimovski.
Bislimovski poashtu apeloi që të ndërtohet një koncenzus i përgjëshëm politik për sa i përket investimeve në energjetik, sepse nëse vendi ynë do të përfshiheshte edhe në një krizë të tillë energjetike siq ishte kjo, vendi ynë nuk do të ketë energji elektrike.
Bislimovski poashtu thekësoi se në muajin Qershorë do të duhet të sillet vendim i ri për tarifën e energjis elektrike.