Search

Mali i Zi gati për rindërtimin e TC Pljevlja pavarësisht rritjes së kostove

26 Tetor, 2021


Ndërmarrja energjetike në pronësi të shtetit të Malit të Zi, EPCG, ka bërë të ditur se punët përgatitore pothuajse kanë përfunduar për ndërtimin ekologjik të termocentralit Pljevlja, duke shtuar se projekti është i domosdoshëm për të evituar sasi të mëdha të importit të energjisë elektrike, përcjell balkangreenenergyneës.

Mirëpo, kontraktorët kërkojnë 15 milion euro më shumë se sa ishte rënë dakord fillimisht.

Nëse termocentrali i vetëm i thëngjillit në Mal të Zi nuk do të operonte më, vendi do të duhej të importoj 1.5TWh të energjië elektrike në baza vjetore, që në vlerë monetare arrinë shifrën 200 milion euro, apo 1 milion euro në ditë, sipas ndërmarrjes së kontrolluar nga qeveria Elektroprivreda Crne Gore (EPCG)

Kompani poashtu ka bërë të ditur se rindërtimi ekologjik i termocentalit me kapacitet 225MW është afër përfundimit dhe do të filloj operimi shumë shpejtë.

Në anën tjetër, vendi është zotuar që të braktis qymyrin deri në 2035, mirëpo Kryeministri i vendit, Zdravko Krivokapic, ka vlerësuar se impianti Pjevlja ka të ngjarë që të mbyllet deri në 2030.

Mali i Zi është tashmë në shkelje të detyrimeve të tij brenda Komunitetit të Energjisë që nga dhjetori, kur termocentrali shpenzoi 20,000 orë pune që i takonin derisa të riparonte plotësisht termocentralin.

Rritja e çmimit të rindërtimit nuk përbënë një problem

Për më tepër, konsorciumi Kinez i udhëhequr nga Donfang Electric International Corp., që ishte përzgjedhur në 2019 për rindërtimin, rishtazi ka kërkuar 15 milion euro mbi çmimin e dakorduar prej 54.4 milion euro.

Mirëpo, shefi ekzekutiv i EPCG, Nikola Rovčanin, pohon se “nuk është problem” dhe se stabiliteti i furnizimit duhet të ruhet.

Kompania do të pësonte humbje vjetore nëse termocentrali Pljevlja do të pauzonte operimet e saj për 15 ditë, tha ai duke cituar një nivel të papritur të ulët të ujit në rezervuarët e hidrocentraleve.

Rovcan ka theksuar se rindërtimi do të merr kohë tre vite e gjysëm dhe që impianti do të ndaloj punën për disa muaj.

Të gjitha kapacitetet energjetike të planifikuara aktualisht do të kenë prodhim total prej 1.5 TËh, shtoi tutje ai, përcjell balkangreenenergyneës.

TC Pljevlja të jetë në përputhje me rregullat e BE-së, pretendon drejtori ekzekutiv

Projekti do të rrisë efikasitetin në 31% dhe do të ulë emetimet në nivelet e kërkuara, sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë.

Termocentrali duhet të funksionojë të paktën deri në vitin 2035 “ose ndoshta edhe më gjatë”, theksoi Rovçanin.

Nga rindërtimi ekologjik do të përfitojnë edhe punonjësit e kompleksit të qymyrit, “të cilët nuk mund të ndjejnë në asnjë mënyrë pasojat negative të tranzicionit energjetik”, pohoi ai.